Emërimet e reja, dy ambasadorë do të jenë nga Gostivari

Qeveria sot në seancë të mbyllur e aprovoi listën me 19-të propozime për emërimin e ambasadorëve të vendit tonë në destinacionet vijuese: Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshillin Evropian (Strasburg), KB (Gjenevë), Dohë, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin.

Në Kopenhagë është caktuar Faton Bejta, i punësuar në MPJ dhe vjen nga Gostivari, kurse në Zagreb, Milaim Fetai, po ashtu nga Gostivari.

Lista do t’i dorëzohet presidentit Stevo Pendarovski. Kryeministri njoftoi se propozimet për ambasadorët e rinj sot do të dorëzohen deri tek presidenti i shtetit, i cili duhet të vendosë për emërimin e tyre.