EMSC mesazh shqiptarëve: Intensiteti i tërmeteve po …

Agjencia europiane për tërmetet, atje ku mijëra shqiptarë kanë parë prej mëse 3 ditësh tashmë magnitudat e qindra pasgoditjeve ka përcjellë një mesazh në adresë të shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social, EMSC bën me dije se intensiteti i paslëkundjeve është ulur tashmë se dhe kësisoj shqiptarët mund të gjejnë paksa paqe.

Sic pritej pas një tërmeti numri i pasgoditjeve sa vjen dhe ulet. Ende, lëkundje ndihen në zonën e prekur nga tërmeti. Por aktiviteti i pasgoditjeve nga tërmeti në Shqipëri është kufizuar. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pasgoditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë” thuhet në postimet e (EMSC).