Erdhi dita: Albin Kurti po e ndryshon stilin para se ta marrë postin e kryeministrit

Në këto momente po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë së re.

Kandidati i propozuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti para se të marrë postin e kryeministrit, kishte qenë tek një frizer parukerie.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti aty i rregulloi flokët.

Përmes një postimi në Facebook, Armend Gashi, personi që ia rregulloi flokët Kurtit tha se kryeministri tani është gati.

“Erdhi dita e shum pritur E Tash Kryeministri Albin Kurti esht gati #AlbinKurti #VVLDK #finaltouches #voguehair”, tha ai.