Erdogani: Asnjë virus nuk është më i fuqishëm se masat të cilat i ndërmori Turqia

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Turqia i ka ndërmarrë të gjitha masat kundër koronavirusit.

“Dëshirojmë që Turqia t’i tejkalojë këto vështirësi pa viktima. Asnjë virus nuk është më i fuqishëm se masat e ndërmarra”, tha Erdogani.Ai shtoi se në Turqi janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për menaxhim me Kovid-19.

Paraprakisht, ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha bëri të ditur se është konfirmuar një i sëmurë nga koronavirusi në Turqi.

Pacienti ishte kthyer nga Evropa dhe është në izolim derisa anëtarët e familjes së tij dhe personat tjerë të cilët ishin në kontakt me të janë në karantinë.