Falja, BDI nuk ofron mbështetje të pakushtëzuar

Nuk ka mbështetje të pakushtëzuar nga BDI-ja, për iniciativën e LSDM-së, për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për falje. Partnerët e koalicionit deri më tani nuk kanë qëndrim të harmonizuar në lidhje me vendimin Kushtetueses për të rishqyrtuar nëse ish presidenti Gjorge Ivanov, kishte apo nuk kishte të drejtë të tërhiqte faljen për të dyshuarit e atëhershëm, e që tani janë të akuzuar në rastet e PSP-së.