Faqja e Parlamentit Evropian, vlerëson kryetarin Lladrovci për bashkëpunim në lëmin e arsimit

Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian, Parlement europeen, @PEStrasbourg, në twitter, ka vlerësuar lart bashkëpunimin në lëmin e arsimit, në mes të komunës së Drenasit dhe landit Baden- Würtemberg. Në rrjetin social twitter, në veçanti shprehet falënderim për kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbajti edhe një fjalë rasti, në takimin online.


Z. Lladrovci në rrjetin social fb. ka shkruar se “jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Würtembergut.”


Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:


Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!


Lajm i mirë dhe vlerësim nga Strasburgu, nga Parlamenti Evropian, për kontributin e nxënësve tanë, për pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Drenasit me nxënësit e Baden-Würtembergut.


Kjo e arritur e nxënësve tanë, në faqen e Parlamentit Evropian, me rrjetin social twitter, shprehet falënderim për bashkëpunimin e komunës dhe fjalë modeste imja me këtë rast, me partnerët tanë.


Komuna e Drenasit do të vazhdoj bashkëpunimin me shkollat e Baden-Würtemberg, për të sjell përvojat më të mira të arsimit, të arriturat si dhe njohjen me nivelin e nxënësve tanë, krahas moshatarëve të vet në Gjermani.


Jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Würtembergut.


Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!

https://twitter.com/PEStrasbourg/status/1331989118612631552/photo/1