Fatmir Dehari: Brenda 18 muajve, Kërçova bëhet me pishinë

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka potencuar se sot u hodh gurthemeli për ndërtimin e pishinës së mbyllur, në kuadër të Agjencisë për Rini dhe Sport për realizimin e 14 objekteve të tilla.

Z. Dehari ka theksuar se “për ndërtimin e pishinës me dimensione 25 metra gjatësi dhe 9 gjerësi, do të harxhohen 43 milionë denarë me TVSH. Afati për realizim është 18 muaj dhe pastaj do të jetë në funksion për fëmijët e shkollave dhe qytetarët”.

Ja postimi i z. Dehari në fb:

Në Kërçovë u vendos gurthemeli i pishinës së mbyllur në kuadër të projektit së Agjencisë për Rini dhe Sport për realizimin e 14 objekteve të tilla.

Për ndërtimin e pishinës me dimensione 25 metra gjatësi dhe 9 gjerësi, do të harxhohen 43 milionë denarë me TVSH. Afati për realizim është 18 muaj dhe pastaj do të jetë në funksion për fëmijët e shkollave dhe qytetarët.

Administrata e Komunës së Kërçovës e ka përgatitur gjithë dokumentacion e nevojshëm për dhënien e Lejes së ndërtimit dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin dhe rregullimin e vendit ku do të ndërtohet ky objekt i pari i këtij lloji në Kërçovë.