Fatmir Dehari: Do të triumfojmë përballë virusit “Covid 19”

Të dashur qytetarë,
Njeriu, krijesa më e dashur dhe më e zgjedhur nga Zoti Fuqiplotë, do të jetë triumfuesi i vetëm ndaj Virusit “Covid 19”, edhe pse është duke marrë hovin e përhapjes gjithandej.

Mjafton:
– Mbështetje e pathyeshme dhe e palëkundur në Të Gjallin i Cili nuk vdes kurrë,
– Durim dhe vetëm durim,
– Vlerësim maksimal deri në pafundësi për mjekët të cilët që janë në vijë të parë të frontit,
– Vlerësim dhe respekt për organet e rendit të cilët me kujdes dhe përpikshmëri bëjnë punën profesionale,
– Vigjilencë dhe maturi e shtuar
– Racionalitet gjatë lëvizjeve
– Respektimi dhe ndjekja e këshillave mjeksore,
– Ndjekja e vendimeve dhe udhëzimeve të institucioneve relevante pëgjegjëse.

Qofshi nën kujdesin e Krijuesit dhe krijesave!

Fatmir Dehari