Fatmir Dehari: Gëzofshi festën e Kurban Bajramit!

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka uruar Kurban Bajramin, për të gjithë pjesëtarët e komunitetit mysliman, duke u lutur që Zoti t’ua pranojë flijimin dhe i shpërbleftë!

Gëzofshi e festofshi gjithmonë me bekimin e Zotit Fuqiplotë, ka shkruar z. Dehari, ja postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të komunitetit mysliman.
Gëzofshi festën e Kurban Bajramit!
Zoti ua pranoftë flijimin dhe ju shpërbleftë!
Mëshira e Gjithmëshirshmit mbuloftë të gjitha gabimet e paqëllimshme e na shtoftë durimin , dashurinë ndaj njeri tjetrit, respektin e ndërsjelltë, dëshirën e bashkëpunimit e mirëkuptimit, gjithnjë duke lënë gjurmë shembullore te të rinjtë, virtyte të larta këto me të cilat i Madhërishmi do të ishte i kënaqur e do të shtonte edhe më shumë ndihmën e tij ndaj nesh.
Gëzofshi e festofshi gjithmonë me bekimin e Zotit Fuqiplotë !