Fatmir Dehari: Me projekte të mira, Evropa vjen te ne!

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka prezantuar lagjen e re në Ivandoll, lagje e cila është pajisur me të gjitha standardet urbane.

Puna e jashtëzakonshme e kryetarit Dehari është e vlerësuar lartë nga qytetarët, të cilët e njohin dhe janë të bindur me punën e shkëlqyer të tij, moralin e lartë dhe optimizmin për të përmbushur të gjitha kërkesat për jetë cilësore.

Të gjitha këto arritje, kryetari Dehari i vlerëson si detyrim për fjalën e dhënë, jo për zgjedhje apo fushata zgjedhore, sepse, siç thotë ai, qytetarët i do me punë.

Postimi i kryetarit Dehari:

Vetëm për fjalën e dhënë,
Jo për diçka tjetër,
Jo për zgjedhjet e ardhshme,
Shijojeni lagjen e re në Ivanidoll me të gjitha standardet urbane!
Evropa te ne,
Vetëm me punë ju duam!