Fatmir Dehari, nga Zajazi:”Jo për zgjedhjet e ardhëshme,por për detyrimet ndaj jush”

Fatmir Dehari, kryetari i palodhshëm në veprim: Rrugë të reja në tërë komunën!

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot ka konfirmuar përmbushjen e zotimit se preokupimin do ta ketë për rrugët në Zajaz si dhe punët tjera infrastrukturore., deri sa ka cekur se në Zajaz mbesin deri sa të përfundojnë të gjitha punimet.

Z. Dehari ka shkruar po ashtu se “ajo çka është me e rëndësishme, procedura e kanalizimit vijon sipas dinamikës së paraparë. Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj Jush”.

Postimi i plotë i Fatmir Deharit:

Dhe sot ashtu siç ju thash dje, jemi në Zajaz për të ndërtuar rrugë të reja dhe për të sanuar të dëmtuarat në të gjithë territorin!
Po ashtu, jemi duke e përfunduar zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e kanalit për ujitje të tokës bujqësore nga hyrja e magjistrales te mulliri, në drejtim të Zajaz Xhumasë!
Pra, do të qëndrojmë në Zajaz deri sa të përfundojmë të gjitha punimet !
Dhe ajo çka është me e rëndësishme, procedura e kanalizimit vijon sipas dinamikës së paraparë.
Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj Jush!
Ju flasim dhe duam me punë!