Fatmir Dehari reagon pas akuzave ndaj Thaçit e Veselit, Juve ju detyrohen shumë, ndërsa Ju kurrkujt!

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar për të ngritur akuzë ndaj dy udhëheqësve më të shquar të UÇK-së, Drejtorit politik të saj, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

z. Dehari ka theksuar se “Juve ju detyrohen shumë, ndërsa ju kurrkujt s’i keni borxh.
UÇK – mbetet emblema më e pastër dhe më e dashur e kombit tonë”.

Ja postimi i z. Dehari në fb:

Djersa dhe mundi juaj janë pjesë e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo familjeje të ndershme, e tërë një kombi të ndershëm dhe një shteti të ri e të pastër që në themelet dhe ndërtimin e tij mundi dhe sakrifica juaj janë dëshmia më e mirë për luftën tuaj të pastër dhe të drejtë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit që ndërtuat !
Juve ju detyrohen shumë, ndërsa ju kerkujt s’i keni borxh.
UÇK – mbetet emblema më e pastër dhe më e dashur e kombit tonë.
RROFTË KOSOVA…RROFTË UÇK…!