Fatmir Dehari thotë: Falë organizimit dhe disciplinës së qytetarëve gjendja ne qytetin tone eshte stabile

Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme me takimet për të shikuar se si qëndron gjendja e sigurisë në Kërçovë, por këtë rradhë me një pjesë të anëtarëve kemi vizituar pikat e kontrollit mjekësor të vendosura në hapsirat e Shtëpisë së shëndetit. Njëkohësisht, marrim masa për të siguruar vend për karantin që eventualisht paraqitet nevoja e strehimit të të infektuarëve nga COVID 19.

Organet e rendit dhe shërbime spitalore janë në gjendje të lartë gatishmërie, së bashku me pushtetin lokal. Lidhur me Vendimin e Qeverisë së RMV dhe  gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe për shkak të ndjekjes së vazhdueshme të gjendjes në territorin e Komunës së Kërçovës dhe ndërmarrjen e masave për mbrojtje nga KOVID 19, me kërkesë të Njësisë për Punë të Brendshme të Kërçovës, komuna Ju jep në shfrytëzim të përkohshëm dy automjete motorike, pronë e Komunës së Kërçovës të cilat do t’u shërbejnë për nevojat e tyre deri në përfundim të gjendjes së jashëzakonshme me Virusin Korona.

Njëjtë u përgjigjemi edhe kërkesave të organeve tjera të përfëshira në parandalimin e koronavirusit në qytetin e Kërçovës dhe rrethinës.

Këto masa ndërmerren për hirë të ndihmës së ndërsjelltë midis organeve përkatëse të përfëshira në mbrojtjen e qytetarëve kundër COVID 19.  Trupi koordinues i komunës, do të jenë pranë qytetarëve të Kërçovës për të ndërmarrë masat adekuate të parandalimit dhe përhapjes së koronavirusit.

Nga informatat që i marrim për çdo ditë nga organet spitalore, gjendja në qytetit tonë është stabile dhe nuk ka persona të infektuar, kjo të mirëfilltë dhe disciplinës së qytetarëve që kanë treguar me respektimin rekomandimet e organeve kompetente, si dhe orës policore.