Fekri Ahmeti në Kosovë: Afër vendit ku dëshmohet për historinë e lavdishme

Z. Fekri Ahmeti, vëllai i liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, sot ka publikuar një foto afër vendit ku ky i fundit po e jep dëshminë për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Ali Ahmeti po intervistohet në Kosovë nga kjo gjykatë, andaj, afër vendit ku po mbahet intervista, ka shkuar edhe Fekriu, i cili ka theksuar se është në Prishtinë, afër vendit ku shkruhet një copë e historisë së re dhe dëshmohet për historinë e lavdishme të luftës çlirimtare të popullit shqiptar.

Shkrimi i plotë i z. Fekri Ahmeti: Në Prishtinë afer vendit ku shkruhet nje copë e historisë se re dhe deshmohet per historinë e lavdishme të luftes çlirimtare të popullit SHQIPËTAR, kundër dhunës dhe terrorit të Serbise pushtuese!