Filiçe: Administrata shëndetësore mori rritje të pagave në dy raste

Premtimet tona ishin të fokusuara në rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë. Administratat shëndetësore mori rritje të pagave në dy raste deri më tani, njëherë vjet kur janë rritur të gjitha pagat në shëndetësi dhe njëherë sivjet me rritjen e pagave në administratë, deklaroi sot për MEDIAL-n ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Administrata shëndetësore dhe personeli ndihmës-teknik i institucioneve publike shëndetësore, sot kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në të cilën kërkuan për dhjetë për qind të rriten pagat e tyre dhe paralajmëruan nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të kërkojnë nga sindikatat që protesta të shndërrohet në grevë të përgjithshme të nëpunësve administrativë në organizatat shëndetësore.

Filipçe theksoi se bisedojnë me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, për t’i konfirmuar mënyrat si mund administratën shëndetësore ta ndajnë nga tjetra, për hapin e ardhshëm, periudhë që vjen, të ketë njëfarë forme ligjore dhe kjo të jetë mënyrë sipas të cilës kjo administratë në shëndetësi për shkak të specifikave, të ndahet nga tjetra.

Ai theksoi se do të vazhdojë me komunikim me ta që të gjindet zgjidhje.

Lidhur me ndarjen e administratës shëndetësore nga administrata tjetër, Filipçe tha se do të tentojnë, por nuk dihet nëse do të mund ta bëjnë këtë.