Filipçe: Do të bëhet ritrajnim i kuadrit, mund të furnizohemi me 200 aparate për frymëmarrje nga Kina

Situata është nën kontroll. Në krahasim me Evropën, supozohet si shifër e vogël, edhe pse nuk duhet të gënjehemi. Me siguri do të ketë rritje të numrit të të sëmurëve. E presim çdo skenar të mundshëm. Kemi virus te i cili nuk ka rregulla. Në Itali kolegët kanë njohuri parësore se shumë ditë mbetet në sipërfaqe, madje edhe në asfalt. Virusin e kanë gjetur në këpucët e tyre, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Utrinski brifing” .

Apelon te qytetarët seriozisht t’i marrin rekomandimet dhe se bëhet fjalë për krizë e cila mundet edhe të zgjasë.

“Sa më shumë i’u përmbahemi masave, aq më e butë do të jetë përhapja e sëmundjes dhe sistemi shëndetësor do të mund ta përballojë. Ne nuk mund të parashikojmë. Të gjitha masat që i bëjmë janë për numrin e të sëmurëve të jetë sa më i vogël. Besoj me të gjitha masat se jemi të gatshëm veçanërisht me planin e rotacionit të kuadrit, me pajisje, materiale se nuk do të na ndodh skenar të cilin nuk do të mund ta kontrollojmë”, theksoi Filipçe.

Në lidhje me aparatet respiratore, Filipçe tha se numri i tërësishëm i aparateve në të gjitha institucionet shëndetësore publike në shtet arrin mbi 110-115 prej të cilave 85 janë në Shkup. Nga spitalet private mund të jenë afër 80 aparete, ndërsa nga Kina mund të merren edhe 200 të tjera.

“Këtë javë përfundon procedura dhe arrijnë edhe 50, ndërsa ka shans të mirë të sigurojmë edhe 50 për një javë deri në 10 ditë. Në bashkëpunim me ambasadorin e Kinës, ai e ofroi ndihmën e tyre, si nga ekspertët e tyre me këmbim të përvojave me epidemiologët tanë, mund të marrim edhe 200 aparate nga Kina. Nuk bëhet fjalë vetëm për aparate, duhet t’i përgatisim edhe njerëzit, sepse secili nuk di të punojë me to”, tha Filipçe.

Shtoi se për shkak të nevojës së shfrytëzimit të aparateve respiratore do të bëhet ritrajnim i kuadrit.

“Kjo që tashmë është bërë është orar i mjekëve anesteziologë, të cilët dinë të punojnë me këto aparate. Do të rotojnë në vende të cilat më parë i përcaktuam se ku do të trajtohen pacientët me qëllim që të bie presioni dhe të kursehet kuadri. Nëse në ndonjë institucion haset infeksioni tërë personeli shkon në izolim. Prej sot janë reduktuar intervenimet operative që të kursehet kuadri dhe gjaku, janë reduktuar edhe aksionet e dhurimit të gjakut. Nuk do të ketë intervenime të cilat mund të anulohen. Nuk ka më mbledhje profesionale të mëngjesit, me qëllim që të reduktohet kontakti fizik , në telefon do të bisedohet. Një mjek mund të jetë përgjegjës për më shumë pacientë. Kjo që fillon të bëhet është trajnim i infermiereve të cilat duhet të punojnë në kujdes intensiv. Ato që ishin pranuar në dy vitet e fundit, janë vënë në funksion të punojnë në reparte të zakonshme, ndërsa për ato me përvojë nevojitet edukim për repartet intensive”, theksoi Filipçe.