Filipçe: Gjatë këtij viti në Gostivar ka pasur 80 punësime, aparaturë të re dhe riparim të sallave të operacionit

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka qendruar për vizitë në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Ai u prit nga drejtori i spitalit Jakupi Jakupi me të cilin kanë vizituar disa nga repartet e rinovuara së fundmi në Spitalin e Gostivarit, duke filluar nga reparti i Urgjencës, pastaj sallat e operimit dhe Repartin e Rentgenit, ku para 10 ditësh është vendosur aparat rentgeni digjital, i cili ka rezatim trefishë më të ulët se ai analog, raporton FLAKA. “Kemi komunikim shumë të mirë me drejtrorin Jakupi. Tani kemi biesduar për tema të ndryshme aktuale, kurse në të kaluarën kemi pasur komunikim intensiv në lidhje me nevojat e Spitalit për paisje por edhe për kuadër të ti mjekësor dhe jo mjekësor. Sot arsye kyçe e vizitë sime është instalimi i aparatit digjital për rentgen me të cilin aparat më lehtë mund të diagnostikohen sëmundjet e rreth 150 mijë pacentëve, për aq pacientë sa jep ky spital shërbime. Ky aparat ka dozë të ulët të rezatimit dhe fotografi shumë kualitative”, tha ministri Filipçe.I pyetur nevojat reale të Spitalit të Gostivarit, Ministri Filipçe tha se ende ka punë që duhet bërë periudhën e ardhshme.“Sallat e operimit duhet ende të focohen me parate të veçanta për anestezi, pastaj në mënyrë adekuate ta planifikojmë kuadrin dhe bëjmë plane për punësime të reja dhe na duhen disa bashkëpunime speciale me Klinkat e Shkupit ose me Spitalin Klinik të Tetovës. Gjegjësish, kur te Spitali Klinik i Tetovës dhe te Spitali i Gostivarit kanë mungesë të disa specializantëve, do të bëjmë plan për këmbim të specialistëve, ata të Tetovës të vijnë në Gostivar dhe anasjelltas”, tha ministri.Drejtori Jakupi tha se gjatë këtij viti në Spitalin e Gostivarit ka pasur 80 punësime të reja, ndërsa tha se ka marrë premtim nga ministri të ketë edhe punësime tjera.

“Pas investimeve të shumta në aparaturë mjeksore, rikonstruimin e shumë hapsirave spitalore dhe organizimin e shumë donacioneve nga donatorë të ndryshëm, sot patëm nderin dhe kënaqësinë të na vizitojë Ministri i Shëndetsisë, Venko Filipçe ku nga afër e informova për investimet e deritanishme dhe për plan proektin për vitin 2020 ku parashifet nga ana e Drejtorisë të realizohen shumë projekte frytëdhënëse në interes të pacientëve dhe të gjithë personelit në spitalin “Dr.Ferid Murad” Gostivar”, tha drejtori Jakupi.Aktualisht në spitalin e Gostivarit ka të punësuar gjithsejt 530 persona.