Filipçe: Këto janë heronjtë tanë që ditë e natë janë në vendet e punës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka vizituar Institutin e Shëndetit Publik, ku ka theksuar se heronjtë tanë janë mjekët që ditë e natë po ndodhen në vendet e tyre të punës, duke ndihmuar qytetarët kundër virusit korona.

Filipçe gjithashtu bëri apel tek qytetarët të rinë në shtëpi, ndërsa mjekët janë në vendet e tyre të punës, me qëllim të mos përhapjes më shumë të virusit Covid-19.

Këto njoftime Filipçe i bëri përmes rrjetit social “Facebook”.