Filipçe: Kthimi në normalitet të jetës, në mënyrë graduale

Komisioni i sëmundjeve ngjitëse është duke punuar në kthimin e jetës në normalitet pasi pandemia të arrijë kulmin.

“Gradualisht po përgatitemi edhe për periudhën e kthimit të jetës në normalitet pas arritjes së kulmit kah fundi i prillit. Dua të dërgoj një porosi të qartë se procesi i punës dhe mënyrës së jetesës s’do të kthehet në normalitet me intensitetin e njëjtë pasiqë gjithmonë ekziston rrezik edhe për një kulm të dytë të sëmundjes. Komisioni i sëmundjeve ngjitëse do të udhëzojë operatorët ekonomik, kapacitetet prodhuese dhe restorantet se si të organizojnë punën pas heqjes së masave restriktive.” – u shpreh Filipçe.

Masa e izolimit prej 14 ditëve nuk parashikohet të zgjatet, edhe pse në disa raste personat e dalë nga izolimi pas testimit të parë negativ, nga testimi i dytë kanë rezultuar pozitiv. Nuk parashikohen as testime masive edhe pse në vend janë kryer vetëm 6 mijë e 571 teste.