Filipçe: Nuk do të lejoj fitim të pikëve politike në llogari të epidemisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pasdite në profilin e tij në Fejsbuk i dërgoi porosi të hapur drejtorit të Qendrës për shëndet publik, Arben Ziberi, ku porosit se “nuk do të lejojë fitim të pikëve politike në llogari të epidemisë”.

“Fakti se jeni në fushatë zgjedhore, nuk ju jep të drejtën të publikoni të pavërteta dhe ta minoni punën dhe vendimet e Komisionit për sëmundje infektive. Katër muaj ndërtojmë besim dhe punojmë në mënyrë transparente. Në asnjë moment nuk kemi marrë vendime të motivuara politikisht dhe ju mirë e dini këtë”, ka shkruar Filipçe, duke shtuar se “deklarata e Ziberit është jo e saktë, e dëmshme dhe para se gjithash jokolegiale”.

Detyra ime si ministër, thotë Filipçe, mes tjerash është që ta mbrojë autoritetin e kolegëve në Komision dhe vendimet e tyre profesionale.

“Besoj se e kuptoni se çfarë dëmi shkaktoni në këto momente të ndjeshme, kur bashkarisht luftojmë për të njejtin qëllim. E çmoj kontributin e të gjithëve që luftojnë me epidemi, duke përfshirë edhe të juaj, por nuk do të lejoj fitim të pikëve politike në llogari të epidemisë”, shkruan Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.