Filipçe: Të sëmurët kronik do të marrin vërtetim për terapi tek mjekët amë

Ministri Filipçe në pres konferencën e sotme për shtyp njoftoi se për shkak të epidemisë së virusit korona, të sëmurët kroni vërtetimet për terapi që i kanë marrë merren nga mjekët specialistë tashmë do të mund t`i marrin tek mjekët amë.

“Bëhet fjalë për vërtetime që deri tash i kanë dhënë mjekët specialistë për sëmundje kronike, ndërsa tash me gjendjen aktuale mund të merren edhe nga mjeku amë. Do të thotë nga ky moment nëse skadon afati i vërtetimit për ndonjë terapie kronike në vend se të paraqiteni tek mjeku specialist mund të merrni vërtetim te mjeku amë”- pohoi Filipçe.