Fillimi i parakohshëm i fushatës, KShZ hedh poshtë 37 ankesat e paraqitura

KSHZ hodhi poshtë 37 ankesa të paraqitura nga koalicioni “Mundemi” i drejtuar nga LSDM, nga koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” i drejtuar nga VMRO-DPMNE, dhe partia politike “E majta” për fillim të parakohshëm të fushatës zgjedhore. Anëtarët e komisionit kundërshtuan ankesat me shpjegimin se në të njëjtat nuk ishin specifikuar veprimet për fushatën e hershme.

KSHZ ndërkohë pranoi sot kërkesat për monitorimin e zgjedhjeve të OSBE-së dhe Ambasadës franceze. OSBE do të monitorojë zgjedhjet me 13 vëzhgues. KSHZ i ka bërë thirrje të gjithëve që duan të vëzhgojnë zgjedhjet e 15 korrikut dhe të paraqesin kërkesat zyrtare në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. KShZ ka gati edhe video për zgjedhjet e 15 korrikut. Ajo përmban artistë të panjohur që këndojnë në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome dhe serbe.