Fillimi i vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në Medresenë e vajzave “Isa- Beu” paralelja e shtrirë në Tetovë.

Më 02.09.2019 (e hënë), në hapësirat e paraleles së shtrirë të Medresesë “Isa Beu” në Tetovë u mbajt takimi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019 – 2020, si dhe përcjelljes në pension të profesorit dhe Hoxhës së nderuar hfz. Imer ef. Kamberi. Në këtë takim Koordinatori i Medresesë paralelja e shtrirë në Tetovë Mr. Beqir ef. Memeti i përshëndeti të pranishmit, ndërsa fjalën kryesore e mbajti Myftiu i Tetovës, i cili foli për vlerën dhe rëndësinë e edukimit dhe arsimimit në medresenë tonë e cila luan roll jashtëzakonisht të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare. Pas fjalimit të Myftiut, në shenjë respekti hoxhës dhe profesorit të nderuar iu dhurua mirënjohje për punën dhe sakrificën e bërë në kultivimin dhe avancimin e shumë gjeneratave, si dhe në zbutjen e problemeve fetare e shoqërore të myslimanëve të vendit tonë. Myftiu këtë takim e përfundoi me lutjet: “Lusim Allahun Fuqiplotë për ndriçimin e këtij rrugëtimi të shenjtë, për një vit të mbarë dhe me plotë suksese, si për nxënësit poashtu edhe për mësimdhënësit dhe mësimdhënëset.”

https://www.facebook.com/myftiniatetove/posts/1150834565124187