FILOZOFI BLERIM LATIFI IMITON ZHURMUESIN HALIL MATOSHI

Popullore: „As dreqi nuk është aq i zi, sa e zezojnë fetarët e rrejshem.“

Fatkeqësisht Filozofi Blerim Latifi (BL), i shtyrë nga egoja për t’u afirmuar si politikan, përditë e më shumë po imiton pacifistin Halil Matoshi, duke e diskredituar profesionin e tij fisnik.

Dje në portalin e Berat Buzhalës (“express”) paska publikuar kolumnë me titull: “Enver Hoxha dhe Kosova”.

BL: “Sot është 35 vjetori i vdekjes së Enver Hoxhës, diktatorit stalinist, i cili e sundoi Shqipërinë me dorë të hekurt nga nëntori i vitit 1944 deri në vdekjen e tij në prillin e vitit 1985. Ndoshta nuk do të më kujtohej fare ky përvjetor po të mos e lexoja një elozhe për Enver Hoxhën, të cilën, që në mëngjes, një mik i imi e kishte postuar në profilin e tij në facebook. Ai bën pjesë në grupin e atyre kosovarëve që ende e admirojnë Enver Hoxhën, si “birin më të madh që ka lindur kombi shqiptar”.

Rëndom, nga një filozof pritet të shtjelloj tematika në aspektin filozofik, e jo në aspekt politikanesk, populist, sipas avazit të modës.
Sigurisht që Enver Hoxha (EH) ka ushtruar diktaturë në Shqipëri londineze, pas çlirimit nga pushtimi nazi-fashist, Ai atë e quante “diktaturë e proletariatit”, por nuk ishte i tillë.

Por, si e komenton BL masat që po ushtrohen për momentin në New York, Berlin, Londër, Paris… ?

Keto masa po arsyetohen me faktin se jemi të kërcënuar nga pandemia?

Që do të thotë, në gjendje të krizave të mëdha praktikohen diktatura, për t’i përballuar me pasoja sa më të vogla krizat.
Kishte apo nuk kishte krizë në Shqipëri gjatë viteve 1945-1960?

Sigurisht, ishte krizë më e madhe se kjo që po shkakton pandemia tani. Dhe meqë kjo është e vërtet, edhe diktatura që ka ushtruar pushteti, të cilin e komandonte diktatori EH, ishte zgjidhje e imponuar, që të mund të përballej ajo krizë.
Udhëheqësi i televizionit shtetëror austriak (ORF), reduksionit për Europë Lindore (1982-1987), Paul Lendvai, herë pas here organizonte debat televiziv pasi përfundonte programi ditor, që të mund të debatonin deri sa ta shterronin tematikën.

Në një nga ato emisione në vitet e 1980-ta, pas vdekjes së EH, Lendvai kishte ftuar mysafirë Adrian Klosin, Genc Polon, Jusuf Buxhovin, albanologun dhe historianin e Akademisë Ushtarake në Hamburg, Michael Schmidt-Necke dhe një ligjerusen universitare austriake, të cilës nuk ia kam mbajt mend emri. Ata duhej të debatonin mes tyre mbi diktaturën e EH.

Këta tre zhurmuesit shqipofës garonin mes tyre, cili ishte më antikomunist dhe më denigrues i EH, – si Blerim Latifi tani, – ndërsa gjermani dhe austriakja e arsyetonin diktaturën e EH, si nevojë emergjente për përball krizën që kishte Shqipëria.

Edhe vet Moderatori i emisionit, Lendvai, mbante anën e profesorit Schmidt-Necke dhe profesoreshës austriake.

Do të kishte qenë interesant të kishim përgjigje, si do të kishte sunduar Bleri Latifi, po të ishte në vend të Enver Hoxhës, në ato vite dhe në ato rrethana! Është lehtë të zhurmosh si kritizer, duke mbllaçit slogane demokratike, por nëse udhëheq shtet në kohë krize, ke detyrime konkrete të përballesh me krizën.

Varësisht nga përmasat e krizës, detyrohesh të përshtatësh vendimmarrjet.
Përse BL nuk ia përmend emrin mikut të tij, që paskësh përkujtuar EH në këtë përvjetor?!

Meqë ai është mik me BL, nuk më besohet të jetë aq injorant, sa të mos di që nuk do të duhej ta admiron diktatorin EH.
Ndoshta i shkon kësaj tematike proverbi: “As dreqi nuk është aq i zi, sa e zezojnë fetarët e rrejshem”

Po bëjë një kapërcim në tekstin e kësaj kolumne, sepse nuk po preferohen shkrimet e gjata. Po sjell citimin që i paskësh bërë BL xhaxhai të tij: “Enveri s’ka qenë fort burrë i mirë në kohën e Shabanit”.

Është për keqardhje, si e sa shpesh shpërdoret Shaban Polluzha, kurdoherë që duan të nxiten urrejtje kundër Shqipërisë londineze, gjegjësisht sa herë që duan të diskreditojnë Lëvizjen Antifashiste, në krye me Amerikën dhe Bashkimin Sovjetik.

Fatkeqësisht Historiografia e Kosovës ka krijuar dilema për Shaban Polluzhën.

Po të konkretizohej me situatë të tanishme, Shaban Polluzha ngjan me “antiamerikanin” Albin Kurti.

Edhe BL e di se forcat antifashiste të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë ishin në Aleancë antifashiste me Amerikën, Anglinë, Francën, Bashkimin Sovjetik.
Shaban Polluzha, sado që ishte patriot në mbrojtje të Kosovës nga ripushtimi serb, ai megjithatë luftoi edhe kundër asaj Aleance të madhe antifashiste botëror, në krye me Amerikën, sepse forcat partizane serbe ishin pjesë e asaj Aleance.

Nga këndvështrimi patriotik shqiptar ne na pëlqen angazhimi luftarak, mbrojtës, i Shaban Polluzhës, por nga këndvështrimi pragmatik, taktik, racional, i bie që Shaban Polluzha ishte destruktiv, meqë Kosova (edhe bashkë me Shqipërinë) nuk e kishte takatin të luftonte kundër Aleancës botërore antifashiste.

Edhe Albin Kurti në aspektin patriotik shqiptar ka të drejtë me “reciprocitet” ndaj Serbisë, por nuk është pragmatike dhe racionale të kundërshtosh Vashingtonin, Brukselin, Londrën, Parisin, Berlinin, të cilët po kërkojnë në mënyrë të orkestruar që qeveria e Kosovë të mos i vë Serbisë asnjë lloj tarife e reciprociteti.

Nëse nuk na ka mashtruar Babai im, edhe ai ka rrëfye për Betejë në Drenicë, meqë u ka shkuar në ndihmë, por asnjëherë nuk ka thënë që partizanët e Shqipërisë kanë luftuar kundër kryengritësve të Shaban Polluzhës.

Përkundrazi, Babai ka rrëfye se partizanët e Shqipërisë kanë shpreh keqardhje për atë luftë.
Mirë do të kishte qenë BL të na ofronte ndonjë dëshmi burimore historike për angazhime luftarake të partizanëve të Shqipërisë në Drenicë, që të mos keqkuptohet si spekulant populist…

Se nuk ka pas informacion konkret e burimor për EH xhaxhai i BL, edhe mund të arsyetohet, nga se mund të ketë qenë analfabet dhe i privuar nga mundësitë për informim.

Por, meqë vet BL ka marrë pjesë në luftime që kanë ndodhur në Koshare, a kishte dhe a ka tani informacion, kush e ka marrë vendimin për të sulmuar ushtrinë serbe nga territori i Shqipërisë londineze dhe përse i ka bombarduar NATO disa herë sulmuesit shqiptarë, që prezantoheshin si pjesëtarë të UÇK-së e “në emër të UÇK-së”?

Po e diti të vërtetën BL, kush e ka marrë vendimin për “Betejë të Kosharës” (luftime në Koshare, meqë Kosharja ishte e pa banuar), do të besoj se ka thënë të vërtetën edhe Xhaxhai i tij.

Xhevat Zekaj,
ish-i burgosur politik,
Më 12 Prill 2020!