Fitim Çeku, gazetari që ngriti çështjen e mbylljes së lojërave të fatit

Pas shumë grabitjeve në vitin 2018-të dhe vite më parë, Kosova filloj të futet në një fazë të vështirë të sigurisë në vend. Në muajin dhjetor 2018-të, gazetari dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Fitim Çeku, ngriti çështjen e mbylljes së lojërave të fatit.

Ai ishte i bindur se të gjitha grabitjet me armë, fajdet, vrasjet dhe dukuri të tjera negative ishin si shkak i lojërave të fatit.

Aktiviteti i tij për mbylljen e këtyre lojërave nisi duke i prenztuar Qeverisë Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli, përmes Gazetës NewBorn, për dëmët që po bëhen prej lojërave të fatit.

Në muajin mars 2019-të, ndodhen dy vrasje në kazino dhe kjo vërtetoj deklaratat e gazetarit Çeku. Pas këtyre dy vrasjeve shefi i GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti, nisi inicimin për të dërguar një rezulutë në Kuvend e cila parasheh mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në gjithë Kosovën.

Më 22 mars 2019-të, Kuvendi i Kosovës, votoj Rezulutën e iniciuar nga LDK-ja për mbylljen e lojërave të fatit për 10 vite.