Fitore Ziberi gjatë takimeve me qytetarë: Do jem zë i fuqishëm i femrës dhe rinisë

Kandidatja për deputete në zonën e VI-të zgjedhore Fitore Ziberi gjatë aktiviteteve të fundit në teren në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare ka deklaruar se si e re që i është futur politikës do të jetë një zë i fuqishëm si për femrën ashtu edhe për rininë shqiptare.

Duke elaboruar programin zgjedhor të BDI-së subjekt me të cilin ajo garon në këto zgjedhje, Ziberi ka folur edhe për konceptin dhe idenë e liderit Ali Ahmeti mbi kryeministrin e parë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ziberi më tej në takim me qytetarët ka thënë se ka hyrë në politikë për të qenë pjesë e ndryshimit dhe reformave e njëkohësisht edhe zë i femrës e cila megjithatë tek ne ende ndihet e diskriminuar në këtë drejtim por që së bashku do të mundohet që të ngrejë vetëdijen tek shoqëria shqiptare se ka ende femra që mund të çojnë proceset përpara dhe të kontribojnë shumë në mesin tonë dhe se janë të guximshme, ndërkohë që në këtë drejtim kontribut ka dhënë edhe BDI-ja e cila si parti politike i ka dhënë shumë hapësirë femrës duke e graduar kështu në postet më të larta si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror e më gjerë.

Kandidatja për deputete Fitore Ziberi e cila është në moshë të re dhe pjesë e strukturave të grave në BDI, gjatë këtyre ditëve ka takuar shumë qytetarë në rajonin e komunës së Tetovës, nga afër ka dëgjuar hallet dhe problemet me të cilat përballen ato që të njejtat do t’i adresojë aty ku duhet që të njejtëve të ju dilet në ndihmë.

Si një nga kandidatet më aktive në këtë fushatë parazgjedhore, Ziberi shumë e guximshme dhe pa komplekse, para qytetarëve ka thënë se do të çojë zërin e tyre të dëgjohet nëpër institucione për një ambient më të mirë të jetesës dhe për një jetë më të kualitative për gjithë banorët të cilët ajo po përfaqëson dhe prej të cilëve kërkon mbështetjen.