Fjalët e Mukit nuk kanë peshë në LSDM, a mund ta mbron interesin shqiptar aty ?

Fjalët e deputetit shqiptar Muhamed Zekiri në partinë maqedonase, LSDM, duket se kanë peshë. Kjo dilemë lind duke pasur para syshë deklarimet e tij në opinion që se u inkuadrua në politikë dhe LSDM. Këtë bindje ndan edhe analisti Artin Spahiu.

“Në raport me BDI-në, përvoja ka treguar se LSDM-ja nuk e ka përfilluar fare Milenkon brenda tyre , Mukin, i cili, po si Milenkoja, me të cilin kanë shumë ngjashmëri, si nga mendësia, frizura dhe tani edhe nga stomakderri, kanë urrejtje patologjike për “terroristët” e UÇK-së. LSDM-ja atij nuk ia futi as kur bëhej qeveria, as në zgjedhjet lokale kur ai erdhi në Dibër dhe në Strugë për të përkrahur Aleancën dhe as para një muaj kur ai mundohej t’i bindte këshilltarët e LSDM-së që të mos shkojnë në seancë (biles i ftoi në drekë në Shkup) dhe mos votojnë për UD-në e kryetarit të Komunës së Dibrës nga rradhët e BDI-së dhe ata as që ia futën”, shpalos informata Spahiu.

Mos e merrni seriozisht Mukin, shton ai, se LSDM-ja atij ia ka lënë vetëm sektorin e trajtimit të të burgosurve dhe tani erdhi momenti që të shfryn veten për pak faktorizim.

Bindja se deputeti Zekiri nuk ka peshë vendimarrje në LSDM, sonte u demonstura edhe nga lideri i kesaj partie, Zoran Zaev. Ky i fundit i dha një shuplakë të nxehtë deputetit të LSDM-së Muhamed Zekirit në lidhje me deklartat e tij se qeveria mund të mbijetojë edhe pa BDI-në.

“Nëse i heqim 10 deputetët e BDI-së do të thotë se i kemi 58 deputetë. Prandaj kjo nuk është aq e thjeshtë. Subjektet serioze kanë qasje serioze për të gjitha problemet. Së pari të gjenden arsyet, së dyti të japin përgjigje para opinionit dhe së treti të ketë një përfundim se janë bërë gabime, të mos përsëriten”, ka thënë Zaev.

Shikuar në të kaluarën, Zekiri kundrështoi disa kandidatë të BDI-së për Kryetar komune, por, partia e tij e shmangu qëndrimin e tij duke ndikuar në fitoren e Ramiz Markos në Strugë dhe të ndjerit Ruzhdi Lata në Dibër. Madje Sela pak para zgjedhjeve vizitoi dy qytetet dhe bëri defile rrugëve të Strugës e Dibrës me kandidatët e partive opozitare shqiptare.