Fjalët e pathëna, për të nderuar bashkëveprimtarët dhe shokët e vëlla-Naserit !

Përfundimisht fjalët miradie, fjalët me shpirtë e zemër, nuk duhet të shkruhen e thuhen, përpara se vje dita që të dëshmohen me veprat njerëzit, për të cilët ke ndier respekt, mirënjohje, nderë e nderime !

Të dashura Familje të Dëshmorëve !
Të respektuar bashkëfshatarë, të cilët nuk m’u ndatë asnjëherë nga krahu, në të mirë dhe të keqe që përshkuam si familje.
Në s’kamje e mjerim, në vuajtje e pikëllim, në dhembje e dëshpërim, në dasma e në gëzim….

  • Shumë e nderuara nënë-Nazmije, e cila mban epitetin e pakontestueshëm të “Nënës Shqiptare”, e që në shënimin tre-dekadorë të përjetësimit të vëllaut edhe përkrah gjendjes së jasht’zakonshme, por edhe përkrah moshës dhe halleve pafund që rëndojnë si malet mbi ty…., arrite që të ngrohish dhe rishërosh plagët e shumta në zemrat e familjes tonë…
    Unë si kryefamiljarë dhe me përgjegjësi të pakontestueshme isha i detyruar që të vendos dhe veproj mbi bazën e situatës së jashtëzakonshme, e cila u imponua nga virusi që parandaloi dhe paralizoi të gjitha aktivitetet e paraplanifikuara shoqërore, shtetërore, por edhe ndërkombëtare.
    I përballur me një situatë të paripërsëritur më përpara u detyrova që me një njoftim, të ndaloj shokët e vëllaut, bashkëveprimtarët e tij, si’vëllezërit tonë, bashkëfshatarët dhe bashkëkombasit tonë. I ndalova që të vijnë, për të na nderuar në ditën më të vështirë dhe më të pikëlluar të familjes tonë.
    U detyrova që t’u ndaloj me të vetmen arsye që t’u ruaj, për të jetuar të shëndetshëm pranë dhe me familjet tuaja. Kujtoja thellë dhe në heshtje duke medituar: ” E vërtetë se shënimi i 30-vjetorit nuk do të rikëthehet më, por i bindur thellë se shënime të tjera do të vijnë… Dhe mua, më duhej shëndeti juaj, andaj edhe solla një vendim në kundërshtim me zemrën time…”!!!
    Unë më 15 mars, 2020 u ndalova të drejtën të merrnin pjesë “krushqit”, të cilët më pritën dhe përcollën kortezhin e vëllaut drejt botës së amshueshme !
    Unë atë ditë ndalova hapin e pjesëmarrjes edhe të bashkëveprimtarëve dhe shokëve që nuk u ndanë nga krahu ynë, në asnjë vit shënim-përkujtimi !
    Unë atë ditë ndalova që të vijë edhe vëllezërit me familje nga mërgimi, për të nderuar vëllaun më të dashur të tyre !
    Unë ndalova shumëkënd, por nuk arrita që të ndaloja të gjithë, sepse kishte nga ato që nuk respektojnë ligje, nuk respektojnë urdhëra, nuk respektojnë vendime, nuk respektojnë as regjime. Nuk respektojnë sepse të tillë janë gatuar, të tillë janë rritur, dhe si duket të tillë do të përmbyllin jetërat e tyre…
    Kështu që një pjesë e të përbetuarve të Atdheut dhe Amanetit u shfaqën te kulla jonë, evokouan kujtimet e tyre, shënuan ditën e lindjes së vëllaut, na nderuan e respektuan në këtë ditë të shpalluan nga bota si të jashtëzakonshme, na qetësuan shpirtërat, na ngrohën zemrat në një ditë të ftohtë, e cila ushqehej që të shpërthente në vajtimin që quhet shi !!! Kulla jonë përshkoi bastisjet nga dora gjakatare e pushtuesit shumëshekullorë.
    Kulla jonë përshkoi torturime edhe ndër sy të nënës, gruas e familjes së rrethit të ngushtë e të gjerë.
    Kulla jonë priti edhe arkivolin e vëllaut të ekzekutuar pa gjyqe !
    Kulla jonë priti edhe shokët, bashkëveprimtarët, guerrilasit dhe luftëtarët e shumtë…
    Kulla jonë priti edhe krushqit e pajtimit të gjaqeve, por edhe të percjelljes së vashave !
    Kulla jonë ishte e hapur edhe për Ismailin Mehmetin, Avni Elmazin dhe Beqir Limanin, i cili u bëri roje atdhetarëve në të gjitha periudhat e veprimtarive të tyre, por u bën roje edhe tani nga vend’përjetësia e Tij !
    Pas vrasjes së vëlla-Naserit më mbeti barra e përgjegjësisë familjare, por edhe pesha e vazhdimit dhe realizimit të Amanetit të nisur të Tij.
    Ishin periudhat më të vështira, për mua, familjen time, por edhe kombin e atdheun tonë.
    Në këtë rrugë me përgjegjësi të shumta nuk do të më lenin të vetëm shokët dhe bashkëveprimtarët e vëllaut, të cilët në tre dekada nuk do të më ndaheshin nga krahu në asnjë veprim e rast.
    Të vetëmuar nuk do të më lenin as bashkëfshatarët, të cilët nderuan ndërvite gjakun e derdhur të vëllaut, duke respektuar “zinë” edhe në ditët që përcillnin dhe pritnin krushqit në dasmat e të dashurve të tyre !
    Bashkëfshatarët do të ruanin këtë kullë edhe atëherë kur unë, isha në mërgim, për të siguruar kafshatën e bukës, për anëtarët që më ishin amanet nga vëllau !
    Unë nuk arrija t’u rikëthej të mirat si shpërblim me të mirën e ngjajshme, por bëra të pamundurën që në të gjitha periudhat të mbajë hapur dhe në shërbim të kombit e atdheut këtë kullë, e cila u ndërtua nga duarët e jetimëve, të rritur nga duarët e një nëne, e cila krahë do të kishte bashkëfshatarët me shpirtë humaniteti të pakrahasuar.

Të nderuar pjesëmarrës !
Besën dhe betimin e dhënë do ta realizonin anëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila është edhe nëna e tri Ushtrive Çlirimtare të Kombit. Ushtri, e cila mori hak nëpërmjet të ushtarëve të përbetuar si Beqir Limani që sipas meje është lajmëtari i çlirimit dhe lirisë gjithë-shqiptare. Ai do t’i këthente pushkë armikut shumë shekullorë, duke i bërë me dije se liria e kombit është duke ardhur.
Kësajë pushke të lirisë do t’i bashkohej Avni Elmazi, Ismail Mehmeti dhe mijëra të rinjë, të cilët ngjeshën arradhat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare !
Dhe për fund e pafund do të falenderoj anëtarët e Këshillit Organizativ, për shënimin e Përvjetorit të 63-të, të lindjes dhe 30-të të përjetësimit të vëlla Naser Veliut.
Me këtë rast do të falenderoj veprimtarin Fatmir Limani, i cili përfaqëson “Shoqërinë Lëvizja”, e cila në këtë ditë realizon edhe një ëndërr që ky-themel, të mbajë vulën si:

“Kulla e Naser Veliut, u bëri konak veprimtarëve dhe luftëtarëve, të cilët mbanin përgjegjësi organizative në kuadër të LPK-së dhe UÇK-së ! “

Të dashur shokë,
U falenderoj që në këtë ditë dhembje u shëndërruat në krenari, për familjen tonë !

Të jetë i përjetshëm kujtimi, për të gjithë Dëshmorët e Kombit !

LAVDI !

15 mars, 2020
Sërmnovë

Luan Veliu