“Flaka e Janarit”/ Arifi: Sado të flasim e shkruajmë për heronjtë është pak!

Fatmir Arifi Drejtor i Institutit të Historisë të Kosovës me një fjalim rasti para të pranishmëve në manifestimin “Flaka e Janarit në Kërçovë, u shpreh se sado shkrime të bëhen për heronjtë janë pak pëballë sakrificës së tyre. “Duhet të ndihen krenar ata që sakrifikojnë edhe gjënë më të çmuar, jetën për atdhe. Çështja e heronjëve historikisht është analizuar në rrethana dhe kohë të ndryshme, por përsëri sado të shkruhet për ta është pak”, u shpreh Arifi.