“Flaka e Janarit”/ Izmit Zeka: I nderuar që jam në Kërcovë, një vend që ka bërë shumë për atdhedashurinë

Para të pranishmëve në nje fjalim rasti foli dhe pasardhësi i familjes Zeka, konkretisht nipi i heroit Kadri Zeka, Izmit Zeka. Ai falemnderoi kryetarin Dehari për organizimin e manifestimit tashmë tradicional “Flaka e Janarit”.”Jam i nderuar që jam sonte në mesin tuaj, të nderuar atdhetarë, familje dëshmorësh dhe politikan. Falemnderoi kryetarin e Kërcoves Fatmir Deharin për organizimin e kësaj ngjarje që na përkujton madhështinë e njerëzve që me heroizmin e tyre dhanë shumë për atdhe. Faleminderit Kërcovë, o qytet që dihet se ke bërë shumë për ceshtjen atdhetare”, përfundoi Zeka.