Flamuri shqiptar pas Zaevit, meritë e heroit të gjallë shqiptar Ali Ahmeti

Një foto që flet shumë… Çe shqiptarë të mi si duket koreografija mbas ish kryeministrit Zaev…

Nga Adrian Shatku

E tani duhet ta dini se kush është meritor për këta tre flamuj të valviten në selinë e partisë më të madhe maqedonase… Po kush tjetër pos heroit tonë të gjallë Ali Ahmeti… Njeriu që sakrifikoi tërë jetën e tij për kauzën tonë kombëtare… Prej rinisë së tij të hershme deri në moshën që e ka sot nuk e humbi besimin, nuk e humbi durimin dhe e arriti atë që deri sot asnji politikan shqiptar nuk e ka arritur… E bëri Maqedoninë Veriore shtet të shqiptarëve dhe maqedonasve, e bëri shtet ku flamuri kombëtar valëvitet i lirë gjithkund ku e don qytetari shqiptar,edhe atë pa asnji ndryshim nga flamuri që republika e Shqipërisë e ka edhe simbol shtetëror… diçka që është shembulli i vetëm në tërë botën…e bëri që në çdo institucion shtetëror të përdoret gjuha jonë e bukur edhe atë e implementon sekretarijat që merret me punën që ligji i gjuhës shqipe të implementohet siç është më mirë edhe ashtu siç e meriton kjo gjuhë e lashtë… e bëri këtë shtet ku çdo i dyti polic është shqiptar…

Ky njeri u bëri ballë sulmeve dhe gënjeshtrave të cilat pregaditeshin në Beograd dhe plasoheshin dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të plasohen nga ata që nuk mundeshin të duronin dhe të shohin se me çfar lehtësie dhe me sukses zotëri Ali Ahmeti së bashku me subjektin politik që e udhëheq, BDI-në, i prunë dhe i implementun këta ligje, andër e kahmotshme e shumë gjeneratave, që shkuan në atë botë me shpresën se një ditë këto ëndrra do bëhen realitet…

Dhe arritja më e madhe është ajo që hymë në familjen e madhe që quhet NATO, aty ku janë të gjithë aleatët tanë, sot edhe ne shqiptarët e Maqedonisë së veriut u bëmë pjesë e pandarë e asaj familjeje…falë këtij zotriu që edhe pas gjithë këtyre arritjeve thotë se ka edhe shumë punë për tu bërë…

Dhe e di shumë mirë që nuk do ndalet këtu, edhe ju shqiptarët e mi e dini shumë mirë që nuk do ndalet, se ky njeri është betu në zot dhe flamur se për këtë komb do luftoj dhe do punoj deri sa ti rab damari në qafë… deri sa ti jep zoti forcë dhe jetë…dhe neve na mbetet vetëm të krenohemi se jetojmë në kohën kur jetoi ai, jetojmë në kohën kur shqiptarët nga një popull i dorës së dytë në këtë gadishull ilirik u bë popull vendimtar…

Duhet të krenohemi se sa burrështas të shumë vendeve të botës e nderojnë këtë njeri i cili asnjëherë nuk e lavdëroj vehten e tij se me sa personalitete të rëndësishme botërore takohet… E di se ne të gjithë krenohemi pos atyre shqipëtarëve që janë qorru nga inati dhe nga paaftësia e tyre.

A thu pse edhe pas 20 viteve shqiptarët e votojnë Ali Ahmetin, që edhe pas 20 viteve e votojnë BDI-në…sepse janë të vetmit që atë që thojnë edhe e bajnë, U THA U BË,…

Urime fitoren e radhës zotëri kryetar, urime fitoren e radhës Abaz Gjuka, urime fitoren e radhës të gjithë atyre që japin çdo gjë që ky subjekt politik BDI, çdoherë të jetë në hap me kohën si një subjekt politik bashkëkohor… Dhe një subjekt politik çdo herë fitues…