Flet Pendarovski, tregon kur pritet marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp para se të fliste për gjendjen aktuale të virusit korona në vend njoftoi se sipas informatave të fundit që ka Presidenca, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pritet që në Këshillin e Ministrave me 26 mars të marrin dritë jeshile për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.

“Edhe përkundër situatës kritike me virusin korona në Spanjë, ata kanë caktuar seancë për datën 17 të këtij muaji, në të cilën do të kenë vetëm një pikë në rendin e ditës, respektivisht ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas informatave të fundit që kam marrë dje dhe sot, koordinimet në Bruksel për marrjen e datës për fillimin e negociatave praktikisht kanë mbaruar. Më datë 18 të këtij muaji do të mblidhen ambasadorët e vendeve anëtare , ndërsa informatat tona tregojnë që me 26 mars Shqipëria dhe Maqedoni do të marrin dritë jeshile për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në”-tha mes tjerash Pendarovski.