Flet Zaev! Ja kur mund të bëhet regjistrimi i popullsisë

Zaev njoftoi një takim me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika të hënën ose të martën, ku siç theksoi ai, do të konfirmohet dhe do të merret vendimi për regjistrimin

Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk ka mundësi për regjistrim të popullsisë në prill, por më së voni në vitin 2020 ose 2021, ai do të zbatohet, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në SGGU “Zdravko Cvetkovski”.
Zaev njoftoi një takim me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika të hënën ose të martën, ku siç theksoi ai, do të konfirmohet dhe do të merret vendimi për regjistrimin.