Florin Besimi, Doktor i mjekësisë e primarius në krye të bastionit të BDI-së

Dega e BDI-së, ka marrë shumë seriozisht përgatitjet për 12 Prillin, për degën e Tetovës, këtij bastioni që me radhë i fiton zgjedhjet, duke emëruar dr. Florin Besimin, intelektualin e shquar, e një nga themeluesit e Degës.

Pas një procesi demokratik, me shumicë votash, në Kuvendin zgjedhor, timonin e bastionit të BDI-së në Tetovë e mori Doktori i mjekësisë, Primarius Florin Besimi.

Dr. Florin Besimi, është i lindur më 1974, ka doktoruar në vitin 2015 në lëmin e Obstetrikë-gjinekologjisë në Universitetin e Tiranës.Prind i tre fëmijëve.

Është drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, me përkushtim të fuqishëm për avansimin e shëndetësisë në Tetovë e më gjerë.

Është autorë i shumë studimeve nga specializimi i tij, në fushën obstetrikë-gjinekologji, pjesëmarrës në kongrese e konferenca profesionale, ku përfaqësoi punën e vet shkencore dhe përvojën nga Spitali klinik i Tetovës dhe më gjerë.

Është humanist i njohur, i afërt me pacientin dhe i përkushtuar në punën profesionale.

Është aktivist i shquar i BDI-së, që nga themelimi i degës në Tetovë, me vizion të qartë euro-atlantik dhe mbështetës i kauzave të drejta dhe përparimtare me interes nacional.

Dega e BDI-së në Tetovë, me zgjedhjen e Dr. Florinit, ka rikonfirmuar që tani, fitoren e madhe të 12 prillit dhe platformën për qytetarin, platformën e prezantuar të BDI-së në nivel përtej Tetovës, si bastion i fuqishëm i fitoreve të mëdha të BDI-së dhe liderit, Ali Ahmeti.