Florin Besimi kryetar i ri i BDI-së në Tetovë

Pas një procesi demokratik, në pajtim me rregulloret për zgjedhje dhe statutit të BDI-së, në garën për kryetar të Degës së BDI-së në Tetovë, në prani të liderit Ali Ahmeti, u zgjodh Florin Besimi në garë me kandidaturën e Festim Halili, me vota të shumicës së delegatëve të Kuvendit.

Kandidati Florin Besimi, nga 123 kuvendar,fitoi vota 83 vota kundrejt Festim Halili 36, i cili fitoi, vota. Gara ishte demokratike dhe e konfirmuar nga institucioni i Komisionit zgjedhor dhe statutin e BDI-së.

Pas zgjedhjes së liderit lokal të BDI-së për Tetovë, vijoi me punime Kuvendi i punës së BDI-së, ku me një fjalë rasti, iu drejtua të panishmëve edhe lideri i BDI-së dhe shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti.