Florin Besimi: Me Ali Ahmetin përpara- na priftë e mbara!

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, dr. Florin Besimi, në tubimin elektoral të BDI-së në tetove, ku ishte i pranishëm lideri i kësaj partie si dhe drejtuesit qendror e lokal të kësaj partie, në fjalën e rastit, vuri në dukje momentin historik për të arritur synimin për Kryeministrin e parë shqiptar.

“Sot ne jemi përpara edhe një sfide. Sot ne, te prirë nga Ali Ahmeti kërkojmë votën për Kryeministrin e parë shqiptar – zotin Naser Zyberi. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve: Ejani me ne, ejani me Bashkimin Demokratik për Integrim”, potencoi dr. Florin Besimi. Ai ka kërkuar votimin e numrit 9 dhe BDI-në, sepse, duke iu bashkuar Ali Ahmetit, do të bëhet edhe Kryeministri i parë shqiptar.

“Ejani me Ali Ahmetin sepse kur e vë mendjen Ali Ahmeti nuk ka forcë që e ndalë, nuk ka ide që nuk përmbushet, nuk ka ëndërr që nuk realizohet. Ta votojmë BDI-në, ta votojmë për kryeministrin e parë shqiptar duke rrethuar numrin 9. Me Ali Ahmetin përpara – na priftë e mbara!”, ka potencuar dr. Florin Besimi.