Florin Besimi:”Ne i shërbejmë çdo qytetari, prandaj kërkojm përkrahje, ne bëjm të mira për gjithë qytetarët”

Rinia e BDI e nëndegës Qendër, sonte zgjodhi kryetar Art Zulbehari

Sonte, rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka mbajtur kuvendin qendror të degës së Qendrës ku është zgjedhur kryesia e kësaj nëndege e Forumit rinor të BDI-së. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i degës së BDI-së z. Florin Besimi, sekretari i degës Faton Ahmeti si dhe funksionarë të lartë partiak përfshirë këtu zëvendës ministrin Bekim Maksuti, sekretarin shtetërorë në Ministrinë e kulturës Valmir Aziri të cilët nga afër kanë monitoruar procesin zgjedhor të mbajtur në këtë kuvend zgjedhor të nëndegës Qendër, ku për kryetar u zgjodh Art Zulbehari.

Ndërkohë që para të pranishmëve fjalim ka mbajtur kreu i degës z. Besimi.

“Ne duhet secilit anëtarë dhe qytetarë t’i shërbëjmë sepse ne e dimë që secili ka kapacitetet e veta, kështu që Forumi rinorë dhe Forumi i gruas do të funksionojë si një dhe nuk do të ketë aspak ndarje, humbje nuk ka dhe sondazhet tregojnë se jemi fitues dhe me shumë përgjegjësi e them se ne nuk varemi nga partnerët tjerë, askush nuk del vet për arsye se ne kërkojmë votën me punën tonë që i bëjmë për të gjithë qytetarët që të jemi fitues dhe programi jonë të realizohet sa më fuqishëm, BDI ka fuqi dhe besoni se do ia dalim dhe duhet të ulemi e të punojmë bashkë”, është shprehur kështu kreu i degës së BDI-së në Tetovë, Florin Besimi.