Forumi i Gruas BDI organizon tribunë për fuqizimin e gruas

Të nderuara,

Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit Ju ftojmë që me datë 04 Mars 2020 në ora 19.oo në Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit të na bashkangjiteni në:

Tribunën me temë: Gruaja, pozita dhe fuqizimi i saj, vlerë e shoqërisë të barabartë dhe demokratike.

Mysafire speciale do të jenë:

– *Nurie Kadriu*- veterane e arsimit dhe aktualisht e angazhuar në Unionin e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë në Komisionin për jetën kulturore-zbavitëse;

– *Mia Islami* – arsimtare e edukatës fizike dhe njëkohësisht trajnere e Klubit të hendbollit të femrave “Çair” , në Shkup;

– *Ajgyl Sulejmani*- Kryetare e Asociacionit për Afirmimin e Gruas;

– *Nora Pollozhani*- Dermatologe-specialiste në Klinikën Universitare në Shkup.

Ju mirëpresim,

Forumi i Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim-Dega Çair