Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë (Emrat)

Forumi i gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim sot mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin u zgjodh kryetarja e re, nënkryetaret, sekretarja, si dhe anëtaret e kryesisë.Në këtë Kuvend morën pjesë mbi 1000 gra nga mbarë vendi. Kryetare e Forumit të gruas pranë BDI-së u zgjodh Mukadese Hajdari nga Shkupi, aktiviste dhe anëtare e degës së BDI-së Çair.Për nënkryetare Kuvendi zgjodhi Rina Ajdarin nga Tetova, Vjollca Ademin nga Gostivari, Ardita Dani nga Kërçova dhe Fatmire Sahiti nga Kumanova ndërsa për sekretare u zgjodh Gylxhane Saqipi nga Likova.Anëtare të Forumit të gruas pranë BDI-së janë Rushadije Ramani Halili, Brunilda Kuçi, Hirije Farizi, Afërdita Selami Saliu, Vahide Rufati, Fitore Aligega, Hatixhe Topalli, Lejla Emurlahi, Flamure Berisha, Lulezime Ballazhi, Arijeta Veliu, Miranda Rameti, Ruzhdie Abdullai, Sejbushe Ilazi, Ajshe Selmani, Sahide Bajrami, Syarta Ameti, Afrodita Batallovska, Florie Sherifi dhe Halide Palloshi.