(FOTO) Ambasadorja amerikane Kate Byrnes takon pjesëmarrësit e programit ALUMNI

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Byrnes sonte në rezidencën e saj ka pritur në takim pjesëmarrësit ALUMNI.

Ndër të ftuarit ishte edhe Berat Dehari, zëvendës drejtor i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Nën organizimin e Departamentit Amerikan, në këtë program gjatë pothuajse 50 viteve të kaluara kanë marrë pjesë 47 kryeministra të shteteve të ndryshme dhe 36 president. Është kënaqësi të jesh pjesë e një programi të tillë”, shprehet Dehari.

Berat Dehari ishte i përzgjedhuri i vetëm nga Republika e Maqedonisë së Veriut që të marr pjesë në programin ALUMNI në kohëzgjatje prej një muajsh.