Frashër Oseku, me nderim përkujton heroin Tahir Sinani me bashkëluftëtarë

Frashër Oseku, sot, me një postim në rrjetin social, me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike, ka përkujtuar heroin e luftërave të UÇK-së, Tahir Sinanin me bashkëluftëtarë.

Në këtë përvjetor, Z. Oseku, edhe vet veteranë i dy luftërave çlirimtare, ka përkujtuar Komandant Tahir Sinanin, Komandantin e Brigadës 116 të UÇK-së si dhe Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.
Ky përkujtim, sjell edhe emocionet e paharrueshme të të gjithë patriotëve kudo janë, të kyçur në çlirimin e vatrave të veta, të drejtat dhe barazinë për popullin e vet, duke mbetur në fushën e nderit si heroi Tahir Sinani me bashkëluftëtarë.

Ja postimi i z. Oseku:

“Sot mbushen 18 vjet nga rënia e Gjeneral Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.”