Frashër Oseku: Mitrovica ishte dhe mbetet qytet i rëndësisë së veçantë për kombin shqiptar

Frashër Oseku, ish veteran i luftërave të UÇK-së, në rrjetin social, pasi ka përshkruar shkurtimisht historinë e Mitrovicës ndër shekuj, ai sjell një përfundim të cilin do ta dëshironte çdo shqiptar.

Z. Oseku, kosideron se “Mitrovica në këtë kohë mund të ketë qenë stacion pushimi dhe si vend i përpunimit të metaleve”.

Ja postimi i plotë i z. Oseku në fb:

“Mitrovica në këtë kohë mund të ketë qenë stacion pushimi dhe si vend i përpunimit të metaleve. Në kohën romake, pas Ulpianës, qendra e dytë e rëndësishme ishte Municipium DD afër Soçanës (Soçanicës) e banuar edhe në parahistori. Në fund të shek. IX treva e Mitrovicës, bashkë me territorin e Kosovës u gjend nën sundimin e shtetit bullgar të Car Simeonit (897-927), ndërsa pas rënies së kësaj mbretërie u rikthye nën sundimin e bizantit. Më 1185 viset shqiptare të veriut të Kosovës u pushtua nga shteti serb i Nemanjve. Këtu fillon periudha më e vështirë dhe më e errët për popullsinë shqiptare. Sundimtarët serbë e shdërruan këtë trevë në qendër politike, ekonomike, kishtare të shtetit të tyre, duke zbatuar politikën e tyre asimiluese. Në kohën e sundimit të Car Dushanit shqiptarët ishin të detyruar të braktisin ritin katolik për t’u orientuar drejt ortodoksisë sllave. Me ardhen e sllavëve në këto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrën rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllave.
Në gjysmën e dytë të shek. XIX Mitrovica u bë një qendër e rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Në afërsi të Mitrovicës, në fshatin Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”. Si stacion i fundit hekurudhor, Mitrovica u bë stacion importues dhe eksportues. Përskaj rrugëve të shtruara me kalldrëm u hapën dyqane të ndryshme zejtare e tregtare. Ndër objektet më të rëndësishme shquhej sharra e Dragajve.
Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Mitrovicës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shndërrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqjen e Autonomisë dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e mori edhe NATO.”