Frashër Oseku: Po vjen ora e ndryshimit, voto Mimozën, të na shëroj nga sēmundje e plagë të vjetra të këtij vendi

Eshte bime e mrekullueshme, mimoza. I ka rranjet e thella, e katragjyshet tane dikur ne lashtesi i vlonin ne uje per me ba caj psikodelik prej tyne. Mimoza u kallzonte te ardhmen. Gjethet e mimozes e ndjekin driten. Ato cohen drejt diellit me nadje ndersa terri i lëvar e i kthen te pikelluara drejt tokës; nga mimoza u deshmua se pari, qysh me 1729, se edhe bimet kane nje ore te kurdisur. Mimoza di me njohe driten, e me kape castin. Ajo qe tek mimoza duket si lule e vetme globulare ne fakt eshte grumbull lulesh te mbledhuna bashke me fije te padukshme per synin e njeriut. E di mimoza vleren e bashkimit. Katragjyshet tane nduknin ato lule, e me bersin e tyre sheronin plage e djegje, pse mimoza bashkon lulet per me ba mire. Cajin prej lulesh te mimozes ata e pinin kunder kollës e kalljesh te brendshme, per me desinfektu, si sedativ per me ndalë dhembje. Ne mesjete kishte edhe fanatike qe urrenin me afsh mimozen, pse ajo devijon gjindjen nga rruga e Zotit: eshte Zoti qe na i pren teshat tanve, thonin ata. Me dashte Zoti na heq saora sëmundje e plagë: vec haramat lypin zgjidhje jashtë vullnetit te Zotit. Mimoza quhej bime e Djallit prej fanatikësh, e shkulej me rrenje. Por kjo tokë i shkon mimozës, e mimoza kësaj toke. Terratisjet erdhen e shkuan, e mimoza mbeti ketu. Eshte bime e mrekullueshme, i ka rranjet thellë. E u ben mirë ne plot menyra njerëzve të urte, atyre qe njohin natyren e saj.

Sot nje mimozë jona, Mimoza Shala, kandidon për VV në parlamet. Une qe kam privilegjin me qene shok i saj dalloj te Mimoza te gjitha tiparet e mimozave. Edhe shoqja ime na deftoi te ardhmen me kohe. Edhe kjo u cua drejt drites, me arme ne dore, atehere ku ishte ora me e erret. Edhe kjo do bashkim, per me na ba mire. Per me na sheru plaget e semundjet e vjetra, per me na ndale dhimbjet. E kritikojne disa edhe Mimozen tone, bashke me mimozat tona tjera, pse lypin zgjidhje te vetat ndersa teshat gjoja na pren dikush tjeter ne lartesi e largesi. Por kjo tokë i shkon Mimozës, e Mimoza kësaj toke. Eshte vajze e mrekullueshme, me rranjet thellë. E na ben mirë ne plot menyra, neve njerëzve të ketij vendi, pse njohim natyren e saj.

Voto te lutem Mimozen dhe te gjitha shoqet e shoket e saj ne VV. Po vie ora e ndryshimit. Njihe driten. Kape castin, e u ndihmo mimozave te ketij nenqielli. Te na sherojne nga semundje e plage te vjetra të ketij vendi.