Frika nga humbja e punës me klientelë deklarohet Sellma…

Gjatë ditë së sotme një nga grimeret më të famshme në Kosovës, Sellma Kasumoviq është kritikuar shumë për një koment që i ka bërë  në  Instagram vajzës së kriminelit serb, Arkan.

Në lidhje me këtë komente ka reaguar Sellma e cila është mbrojtur duke thënë se nuk e dinte që bëhej fjalë për vajzën e Arkanit, transmeton Reporteri.net

“Faqja menaxhohet nga disa admin dhe une nga ju sot e kuptova se kush ishte vajza qe e paskemi komentuar”, ka shkruar ajo mes tjerash në reagimin e saj.

Përpos tjerash ajo ka thënë ka përkatësi shqiptaro-boshnjake, dy popujve që kanë përjetuar tragjedinë më të madhe në Ballkan.