Frutex merr çmimin “Eksportuesi i vitit 2019”

Në mbrëmjen e kaluar Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2019.
“Jam shumë i lumtur sonte në këtë moment. Familja jonë e madhe po rritet nga viti në vit dhe sonte po e shoh më shumë rritje se vitin e kaluar dhe një performancë e jashtëzakonshme e bizneseve”, ka thënë ndër tjera kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili në hapje të kësaj mbrëmje tha se institucioni që ai udhëheq po rritet nga viti në vit. .

Përveç përfaqësuesve të bizneseve i ftuar në këtë ceremoni ishte edhe Presidentin i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili në fjalën e tij ka përgëzuar bizneset për të arriturat duke i uruar që edhe në vitin e ardhshëm të kenë të njëjtin sukses. Kompania vendore Frutex me pronar Shaqir Palushi është shpërblyer me çmimin “Eksportues i vitit 2019”.

Kujtojmë se Frutex eksporton produktet e saj Golden Eagle dhe Relax në mbi 30 shtete të botës ku Irlanda është shteti i 33.