Fuere: Para korrikut nuk ka datë për Maqedoninë e Veriut

Ish-ambasadori evropian në Shkup, Ervan Fuere ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut para muajit korrik të 2020 nuk mund të presë datë nga BE për fillimin e negociatave për anëtarësim. Fuere në intervistën për TV24 i pyetur se kur mund të pritet data për fillimin e negociatave për anëtarësim, ai ka nënvizuar se tajmingu është problem, përcjell INA. “Pjesa e dytë e zgjedhjeve lokale në Francë është nga mesi i marsit të 2020, apo vetëm disa ditë para mbledhjes së Këshillit Evropian.

Vlerësoj se shansi më i mirë është në korrik pas Samitit të Zagrebit që është caktuar për 6 prill”, ka paralajmëruar Fuere, me këtë duke shuar shpresat e qeverisë se së shpejti do të ketë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.