Funksionarë të lartë të BDI-së vizitojnë të prekurit nga tërmeti

Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Qeverisë i angazhuar për Çështjet Evropiane dhe ministri Hisen Xhemaili vizituan vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Trishtim në Durrës!
Bashkë me Hisen Xhemaili inkurajuam ekipet tona të shpëtimit të vendosura ne Durrës të angazhuara në mbrojtje dhe shpëtim të vëllezërve dhe motrave tona! Njëkohësisht takuam një grup zjarrfikës vullnetar nga Çairi, miq të mi të vjetër që kishin ardhur për solidarizim. Bravo djema!