Ganiu: Kënaqësi dhe privilegj të marr pjesë në evenimentin e rëndësishëm për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi

“Është kënaqësi dhe njëherit privilegj, të marr pjesë sot në këtë eveniment të rëndësishëm për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi.

Në mesin e shumë bashkëkombasve dhe miqve, u mblodhëm për të rikujtuar dhe nderuar të gjithë ata të cilët që nga Kongresi i Lushnjes e ndër vite , kontribuan që Tirana të bëhej kryeqytet!

Nuk kishte si më mirë, të shënohej kjo datë me rëndësi me një takim po aq të rëndësishëm vllazërorë, si pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare, pjesë e së cilës jemi edhe ne si Komunë e Çairit, bashkë me Tiranën, Prishtinën, Tetovën, Gostivarin, Preshevën, Tuzin e Ulqinin si dhe shumë komuna tjera.” – thotë Ganiu