Ganiu: Nder dhe kënaqësi të mirëpres në takim z. Mehmet Prishtina, pjesëtarin e trungut familjar të ideologut më të madh të çështjes sonë kombëtare Hasan Prishtina

“Nder dhe kënaqësi të mirëpres në takim z. Mehmet Prishtina, pjesëtarin e trungut familjar të ideologut më të madh të çështjes sonë kombëtare Hasan Prishtina. Shkupi i përulet me respekt dhe nuk e harron asnjëherë birin e saj që në këto troje veproi me largpamësi dhe trimëri në mbrojtje të vlerave kombëtare të identitetit dhe krijimin e shtetit shqiptar.

Kujtimin për figurën emblematike të Hasanit e kemi përjetësuar për brezat e rinj me shtatoren e vendosur, me emër rruge dhe emër shkolle në zemër të Shkupit. Tani përkujtim dhe frymëzim të përditshëm vizionin dhe veprat e tij madhore do ti kem edhe në zyrën time, me portretin e tij të punuar me mjeshtëri nga profesori i nderuar Fatmir Kabashi që e pranova si dhuratën më të çmuar deri më tani nga vet pinjolli i Hasan Prishtinës.” – shprehet Ganiu

Për më shumë ndiq linkun: