Ganiu në finalen e turneut përkujtimorë” Dëshmorët e Kombit-Haraçina 2001″,nderohet me mirënjohje për kontributin e dhënë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, mbrëmë ka marrë pjesë në finalen e turneut përkujtimorë, ” Dëshmorët e Kombit-Haraçina 2001″.Njëherit,Ganiu është nderuar me mirënjohje ana e organizatorëve për kontributin e dhënë në realizimin e këtij turneu.
‘Simbolika e mirënjohjes është mjaft e veçantë dhe padiskutim shumë e rëndësishme për ne.Duke uruar fituesit e kësaj gare, uroj gjithashtu që edhe për shumë vite tjera të ndjekim bashkë këtë kompeticion’-thotë Ganiu.